Site icon Telegrafi

Hamza takon zyrtarin e lartë të Thesarit amerikan, flasin për zhvillimin financiar të Kosovës

Ministri në dorëheqje i Financave, Bedri Hamza në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë Larry McDonald.

Ministri Hamza njoftoj McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar, me stabilitetit makro-fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik në të ardhmen.

“Hamza falënderoj Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Institucioneve tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë e cila ka lënë gjurmë në zhvillim e Institucioneve të Kosovës. McDonald falënderoj ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka Ministria e Financave me Thesarin amerikan dhe shprehu zotimin që edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike. Po ashtu, McDonald përgëzoj Ministrin Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur t’i sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si dhe masat fiskale të ndërmarra këto dy vite për sektorin privat”, thuhet në njoftimin e MF-së. /Telegrafi/

Exit mobile version