Telegrafi

Hamza: Rritja ekonomike pritet të jetë 3.5 për qind

Për ketë vit janë 3.5 për qind pritjet për rritje ekonomike. Këto janë parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës BQK). Në raportimin e guvernatorit të BQK, Bedri Hamza para komisioni parlamentar për buxhet dhe financa është thënë se vitin e kaluar vendi ka pasur rritje 2.7 për qind, kjo ka ardhur për shkak uljes së eksportit, rënies së investimeve kapitale dhe atyre të huaja.

Vitin që lamë pas deficiti tregtarë shënoj rritje prej 2.2 miliardë eurosh, ndërsa eksporti ishte 324.6 milionë euro.

Guvernatori Hamza po ashtu tha se rënia e investimeve ka ndodh edhe për shkak të shitjes se aksioneve të kompanive të huaja në vendin tonë tek banorët rezidentë. Ndërsa, vitin e kaluar në vend ishin investuar 123 milionë euro në krahasim 225 milionë që ishte në vitin 2013.

Deputetët kanë parë shqetësim në rënien e investimeve si dhe bilancin negativ tregtar, eksportet kundrejt importit. /Telegrafi/