Site icon Telegrafi

Hamza: Në qeverinë time pensionistët do ta kenë kujdesin dhe sigurinë që e meritojnë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka thënë se në qeverisjen e tij, pensionisët do ta kenë kujdesin, respektin dhe sigurinë që e meritojnë.

Ai gjatë një takimi me pensionistë tha se në mandatin e tij do të ketë rritje të pensionit bazikë.

“Qysh mundet një i moshuar me mbyll muajin me 120? Është e pamundur…”, tha ai.

“Ka me pas një rritje dhe e kam thënë, 70 për qind, domethënë atë pragun minimal të rritjes”, tha ndër të tjera Hamza. /Telegrafi/

Exit mobile version