Site icon Telegrafi

Hamza: Kostoja e Projektligjit për Pagat të jetë i përballueshëm për buxhetin e shtetit

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Projektligji për Pagat duhet të mos rrezikojë buxhetin e shtetit.

Hamza gjatë një konference për media, tha se nuk është kundër miratimit të Ligjit, por se duhet të sigurohet se kostoja e tij nuk e rrezikon stabilitetin makro-fiskal.

“Është tentuar që të rregullohet disa herë, është e domosdoshme. Duhet t’i trajtojë sektorët korrekte më barabarësi, që brenda sektorëve të ketë kujdes mes koeficientit më të lartë dhe më të ulët. Ministria e Financave do të rekomandojë këtë kosto, por jo të jetë kosto e cila e rrezikon stabilitetin markro-fiskal. E përkrahim reformën edhe më një kosto shtesë, por të ketë sa më pak vend që brenda të saj të kalojnë kosto të fshehura. Kostoja duhet të jetë e përballueshme për buxhetin e Kosovës”, tha ministri Hamza.

Shefi i financave, gjatë prezantimit të Raportit Financiar për gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka thënë se Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për këtë periudhë kanë grumbulluar 40 milionë euro më tepër krahasuar se sa viti paraprak dhe sipas tij kjo ka ardhur pasi që janë marr vendime që kanë ndikuar në lehtësira tatimore.

Ai tha se për këtë periudhë kemi trend pozitiv të rritjes së të hyrave.

“Kjo na ka mundësuar te kemi buxhet stabil dhe te financojmë projektet brenda vitit 2018. Është më endësi që kjo rritje ka ardhur si rezultat i performancës së mire të agjencive për të hyrat. Të hyra tatimore ka rritje 6.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Jam optimist se ky trend do të vazhdojë edhe në pjesën e dyte të vitit. Kemi rritje 12 për qind të tatimet direket ndërsa te indirekte rritja ka qenë 5 për qind”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version