Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së.
Hamza ka theksuar se fushata e tij synon një Kosovë ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta për zhvillim dhe përparim.
“Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën,” ka deklaruar Hamza.
Ai ka ftuar qytetarët të jenë pjesë aktive e këtij procesi që, sipas tij, do të përcaktojë të ardhmen e vendit.