Telegrafi

Hamza dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, diskutojnë për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se në këtë takim është diskutuar për projektet në realizim e sipër si dhe prioritet e pushtetit lokal.

“Hamza shprehu falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i ka dhënë Kosovës ndër vite, në konsolidimin e institucioneve dhe  realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, projektet në realizim e sipër dhe prioritet e pushtetit lokal, ku arsimi, shëndetësia, ambienti, kultura, rinia dhe sporti janë fushat që do të gëzojnë mbështetje maksimale nga qeverisja lokale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sic thuhet në njoftim pasi përgëzoj kryetarin Hamza për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Mitrovicës konfirmoj ofrimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në realizimin e projekteve për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Kryetari Hamza dhe shefi i zyrës së BE-së Szunyog, kanë vizituar edhe Parkun e Biznesit në Mitrovicë. /Telegrafi/