Site icon Telegrafi

Hamza: Deri në kategorizimin e listës së veteraneve, do të zbatojmë ligjin bazik

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ministria që e udhëheqë do të respektojë ndryshim-plotësimin e ligjit për veteranët e luftës, por se për momentin do të respektojë nenin 16 A, ku sipas tij, në paragrafin e 3 të këtij neni, thuhet se skema pensionale e veteranëve duhet të zbatohet sipas ligjit bazik deri në kategorizimin e listës së veteraneve.

Duke iu përgjigjur interesimit të deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami, lidhur me këtë çështje, Hamza tha se Ministria e Financave ka vepruar drejt duke i gjetur fondet për pagesat e pensioneve të kësaj kategorie.

“Po MF gjatë draftimit të ligjit të buxhetit 2017 dhe atij të vitit 2018 do ta respektojmë në tërësi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së. Por, neni 16 A, pika 2, paragrafi 3 thotë se ligji zbatohet pas kategorizimit përfundimtar, ndërsa deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit të luftës së UÇK-së skema pensionale zbatohet sipas ligjit bazik”, tha Hamza. /Telegrafi/

Exit mobile version