Marek Hamsik këmbëngul se ka mjaft pikë në lojë për Napolin për të arritur Scudetton në Serie A, duke thënë se çdo gjë është e mundur.
Napoli u rrëzua nga froni nga Juventusi të dielën pasi ata pësuan një humbje 4-2 ndaj Romës në shtëpi dhe vazhduan me një barazim pa gola në Inter.
Ndërsa, Zonja e Vjetër vazhdoi me dy fitore dhe mori pozitën e parë edhe përkundër se e ka një ndeshje më pak.
Por, Hamsik ende beson se skuadra e tij ende mund të fitojë Serie A këtë sezon dhe këto deklarata i dha pas ndeshjes ndaj Interit.
“Ne ramë në vendin e dytë, por ka ende 10 ndeshje deri në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Hamsik në faqen e tij të internetit.
“Ka 30 pikë për të ‘grabitur’ dhe çdo gjë është e mundur”.
“Ne kishim një lojë të mirë dhe luajtëm më mirë se ata[Interi], por nuk arritëm të shënonim”.
“Kemi humbur disa shanse dhe nuk mundëm të fitojmë në fund”, përfundoi mesfushori sllovak. /Telegrafi/