Telegrafi

Hamsik thotë se është i lumtur në Napoli

Ylli i kombëtares sllovake ka mohuar se ai dëshiron të largohet nga klubi, pavarësisht interesimit të një varg të klubeve për të.

“Edhe Napoli edhe unë kemi dëshirë ta rinovojmë kontratën. Synimi është që të vazhdojmë këtë rrugë dhe të jemi protagonist në një ligë emocionuese”.

“Tash dua të shijoj një përvojë të veçantë (në Kupën Botërore). Pastaj do të rikthehem në shtëpi me fanellën blu për të përjetuar edhe një sezon të shkëlqyeshëm me Napolin”, ka thënë Hamsik. /Telegrafi/