Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, foli për ndeshjen ndaj Juventusit ku e shikoi si një derbi të madh, ndërsa thotë se mbrojta ia fiton kampionatin.
Sllovaku është i lumtur me ecurinë e ekipit dhe për formën e mirë uroi të gjithë përkrahësit e klubit napolitan.
“Do të jetë një natë e madhe futbolli, kundër një nga ekipeve më të forta”, tha Hamsik për Sky.
“Është një derbi për mua. Jemi kompakt në mbrojte, po pranojmë më pak gola dhe kjo ka rëndësi. Mbrojta fiton kampionatin”.
“Jemi të fortë në fazën sulmuese, nëse nuk pranojmë gola, ne do bëjmë mirë. Dua të përgëzojë Napolin që arriti të jetë 25 ndeshje i pamposhtur”, ka shtuar sllovaku.
Aktualisht Napoli renditet në vendin e parë në Serie A me 38 pikë, dy më shumë se Interi dhe katër se Juventusi.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Chievos. /Telegrafi/