Telegrafi

Hamsik konfirmon interesimin e Bayernit

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik ka rrëfyer se interesi nga Bayern Munich ishte i vërtetë, por nuk ishte ai që e hodhi poshtë ofertën e tyre

Reprezentuesi sllovak ka folur me gazetarët gjatë një ngjarje në qytetin e tij të lindjes, Banska Bystrica.

“Prioriteti im për momentin është Napoli, që është e qartë, por do të shohim. Tani për tani unë jam duke menduar vetëm për pushimet e mia”, ka thënë Hamsik.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Ai është pyetur edhe në lidhje me faktin se fëmijët e tij janë veshur me fanellat e Liverpoolit dhe Real Madridit.

“Kjo nuk do të thotë asgjë! Bayerni i Munichut? Po, interesi ishte i vërtetë. Ndonëse, nuk është e vërtetë të thuhet se unë i ktheva ato. Unë nuk isha i vetmi që refuzoi ofertën e tyre”, përfundoi mesfushori i Napolit. /Telegrafi/