Telegrafi

Hamsik kërkon rikthimin e Cavanit te Napoli

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik thuhet të ketë thirrur sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, ku i kërkoi atij që të kthehet te ish-skuadra.

Sulmuesi uruguaian ka qenë paraardhësi i Gonzalo Higuain te Napoli, duke i bërë ata një kërcënim serioz për hegjemoninë e Juventusit në mes të 2010 dhe 2013.

Me klubin nga Napoli në kërkim të një ylli sulmues, me Interin që reziston për Mauro Icardin, disa kanë sugjeruar se një kthim shokues i Cavanit ende mund të jetë një alternativë.

Lexo po ashtu Napoli planifikon të mbaj Koulibalyn

Sipas Gazeta Il Roma, është vetë Hamsik që ka thirrur Cavanin dhe i kërkoi atij që të kthehen te ish-skuadra e tij, transmeton Telegrafi.

“Hajde Edi, luaj prapë me ne dhe të fitojmë përsëri”, besohet t’i ketë thënë Hamisik, sulmuesit uruguaian.

Megjithatë, edhe dukë marrë parasysh ndërhyrjen e kapitenit, një lëvizje në këtë fazë duket e pamundur, sidomos pas largimit të Zlatan Ibrahimovic nga PSG. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet