Telegrafi

Hamsik: Juventusi mbetet rivali kryesor

NAPLES, ITALY - OCTOBER 29: Marek Hamsik of SSC Napoli during the Serie A match between SSC Napoli and US Sassuolo at Stadio San Paolo on October 29, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, beson se Juventusi janë rivali kryesor në Serie A.  

Napolitanët janë lider në Serie A në këtë fillim sezon, duke thyer të gjitha parashikimet, ndërsa të shtunën do të takohen me Milanin.

“A është Juventusi skuadra më e mirë? Natyrisht”, ka thënë Hamsik.

“Ata vijnë nga gjashtë tituj radhazi të fituar, Juve ështtë skuadra më e mirë që duhet mundur, por edhe ne jemi afër me atë nivel”.

“Ndoshta atyre u mungon diçka dhe ne duam t’i luajmë shanset tona për titull”.

“Milan? Duhet të jemi të kujdesshëm, edhe nëse renditja flet në favor tonin. Milani mbeten të fortë edhe pse kanë probleme”.

“Ne duhet të jemi gati, të luajmë siç kemi luajtur në fillim të sezonit”, ka thënë Hamsik. /Telegrafi/