Telegrafi

Hamsik: Do ta vazhdoj kontratën me Napolin

Mesfushori sllovak nuk planifikon të pranojë ofertat e Jose Mourinhos apo Carlo Ancelottit, porse dëshiron të vazhdojë të luajë me skuadrën aktuale.

“Interi dhe Chelsea po interesohen për mua? E pashë ndeshjen ndërmjet tyre dhe më pëlqeu, ndërsa sa i përket zërave të merkatos, janë të këndshëm”.

“Mirëpo unë jam i qetë, sepse do të takohem me drejtuesit e Napolit javën tjetër për rinovimin e kontratës, dhe mezi pres të nënshkruaj kontratën e re”, u ka thënë Hamsik gazetarëve./Telegrafi/