Aktori dhe modeli australian, Jason Lewis, është i njohur nga roli në serialin “Sex and the City”, kur admirohej nga fanse të shumta.
Megjithëse nuk është më pjesë e episodeve të reja të serialit, 50-vjeçari vazhdon të duket shumë mirë.
Në “Sex and the City”, aktori e ka luajtur rolin e Smith Jerrod, i cili arriti që ta bënte për vete atraktiven Samantha Jones (Kim Cattrall).
Edhe pse tash i ka 50 vjet dhe promovon një imazh ndryshe, ai vazhdon të konsiderohet ndër meshkujt më atraktivë.
Leëis së fundmi kishte njoftuar se nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e sezonit të ri të serialit, ku kishte luajtur 12 vite më parë.
Pos rolit në “Sex and the City”, aktori është i njohur për publikun edhe me rloet në serialet tjera, si “House” e “Grey’s Anatomy”.
Njëherësh ka luajtur edhe në filma, si “The Jacket”, “The Death And Life Of Booby Z”, “The Attic” e “Running Wild”. /Telegrafi/