Site icon Telegrafi

“Hamleti” flet shqip!

Bejta, përmes një stili të rrallë, na tregon se veprat e Shekspirit të madh prej kohësh kanë ndikuar thellësisht mbi të menduarit analitik dhe se ato vepra janë të kapluara nga paraqitja e të mirës dhe e së keqes.

Sidoqoftë, çdo shkrim i Shekspirit mbetet i mrekullueshëm buzë aspektit të nënvetëdijes njerëzore, kurse veprimet e shkathëta gjuhësore qëndrojnë pothuajse ende të pazbërthyera.

Në tragjedinë “Hamleti” rrëfehet dilema e vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Prania shkatërruese e padrejtësisë, shprehet nga fjalët gjeniale të Hamletit të ndershëm, kur thotë: “…kërkoj ndjesë për virtytin tim…”

“Hamleti”, sipas mendimit të përkthyesit Bejta, është shkruar ndërmjet viteve 1599-1601.

Prof. Bekim Bejta, me përkthimin e tragjedisë “Hamleti” të Shekspirit, ka dëshmuar, njohuri, seriozitet dhe pedanteri, duke treguar shkathtësi në këtë fushë shumë të vështirë dhe të rrallë, tek ne.

Sh. F. 
 

Exit mobile version