Telegrafi

Hamit Altintop optimist për Galatan

 “Unë e kam luajtur ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kur kam qenë lojtar i Schalkes dhe shënova një gol ndaj Milanit. Do të jetë mirë të përballem me ish-ekipin tim”.

“Nuk ka ndeshje të lehta në këtë nivel. Mund të ketë qenë më lehtë, por unë e di kulturën gjermane – ata do të jenë të disiplinuar ndaj nesh. Janë dy ndeshje që mezi i presim”, ka thënë turku. /Telegrafi/