Telegrafi

Hamilton zbulon se ku mund të përfundojë Verstappen sezonin e ardhshëm

Lëvizja më e bujshme në Formula 1 në këto vitet e fundit, ishte padyshim kalimi i Lewis Hamilton te Ferrari.

Pasi të mbyllë edhe këtë vit kontratën me Mercedesin, shtatë herë kampioni i botës do të kalojë në radhët e italianëve për të synuar titullin numër tetë që do të ishte edhe rekordi absolut në botën e Formula 1.

Ndërkohë, në radhët e gjermanëve ka nisur hulumtimi për zëvendësuesin e 39-vjeçarit dhe mes shumë emrave në listë, është edhe ai i Max Verstappen, kampionit të trefishtë të botës.

Këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi vetë Hamilton i cili theksoi se pas kalimit të tij te Ferrari, nuk ka më asgjë për t’u përjashtuar në Formula 1.

“Mendoj se transferimi surprizë i imi tek Ferrari bën që tashmë në botën e Formula 1 asgjë të mos konsiderohet si e paimagjinueshme”.

“Mendoj se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë interesant, nuk kam për të dhënë ndonjë lajm bombastik, por mendoj se Max Verstappen është në listën e Mercedes”.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja kryesore e kalimit të Lewis Hamilton në Ferrari

“Edhe pse unë mendoj se Verstappen për momentin nuk ka asnjë arsye që të heqë dorë nga një makinë si ajo e RedBull”, ka thënë Hamilton. /Telegrafi/