Një nga pilotët më të mirë të Formula 1 të të gjitha kohërave, Lewis Hamilton, drejtoi sot (e mërkurë) një makinë të re Ferrari për herë të parë në karrierën e tij.
Britaniku do të jetë piloti i parë i Ferrarit nga sezoni i ri, ndërsa mëngjesin e sotëm ka vozitur për herë të parë makinën e re, me të cilën do të shkojë për titullin e tetë në karrierë.
Gjithashtu është publikuar edhe një foto e helmetës së tij të re, e cila nuk është e kuqe siç pritej por e verdhë, e njohur si “giallo Modena”.
A striking yellow to complete the 2025 look 💛 pic.twitter.com/K9rmYWf9t1
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) January 22, 2025
Hamilton voziti nën mjegull të lehtë dhe para pak tifozëve në pistën private të Ferrarit në Fiorano.
Ai voziti makinën F1-75 me të cilën Carlos Sainz mori fitoren e parë në Silverstone në vitin 2022 dhe do të ketë një ditë të tërë për t’u mësuar me makinën e re të Ferrarit.
Stepping into a new era 👊
Lewis Hamilton takes his first lap in a Ferrari! pic.twitter.com/LCOws2haSn
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) January 22, 2025
Pritshmëritë nga britaniku janë të mëdha, madje daljen e tij të parë në pistë e mbulon edhe mediumi i respektuar Sky Sports.
Makina e re do të bëjë debutimin e saj zyrtar në Melburn në mes të marsit, kur Grand Prix Australia është në orar. /Telegrafi/
Lewis Hamilton in a Ferrari 👊 pic.twitter.com/s5MxhYti5T
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) January 22, 2025