Telegrafi

Hamilton do të xhirohet në Gjermani për të qenë pjesë e serialit të Netflixit

Lewis Hamilton (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton do të ndiqet nga kamerat e Netflixit në fundjavën që vjen në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, teksa pritet të debutojë në seritë e popullarizuara të Formula 1.

Kampioni i botës do t’u ofrojë tifozëve disa prej prapaskenave të ekipit të Mercedesit që do të jenë pjesë e sezonit të dytë të serialit të Netflixit, “Drive to Survive”.

Britaniku e ka lejuar prezencën e kamerave të Netflixit më herët se që është pritur, ndërsa ato do ta dokumentojnë secilin moment në garën e Gjermanisë që zhvillohet në Hockenheimring.

Lewis Hamilton (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Lewis mori pjesë në sezonin e parë të serialit, pasi që Mercedesi dhe Ferrari nuk i kishin lejuar qasje rrjetit amerikan në kampet e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lewis Hamilton

Ndërsa tash është konfirmuar se Hamilton do të përfshihet në sezonin e dytë, i cili do të nisë transmetimin në vitin 2020.

Drejtori për të drejtat televizive në Formula 1, Ian Holmes, e ka konfirmuar rinovimin e kontratës me serialin “Drive to Survive”. /Telegrafi/