Lewis Hamilton do të ndiqet nga kamerat e Netflixit në fundjavën që vjen në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, teksa pritet të debutojë në seritë e popullarizuara të Formula 1.
Kampioni i botës do t’u ofrojë tifozëve disa prej prapaskenave të ekipit të Mercedesit që do të jenë pjesë e sezonit të dytë të serialit të Netflixit, “Drive to Survive”.
Britaniku e ka lejuar prezencën e kamerave të Netflixit më herët se që është pritur, ndërsa ato do ta dokumentojnë secilin moment në garën e Gjermanisë që zhvillohet në Hockenheimring.
Lewis mori pjesë në sezonin e parë të serialit, pasi që Mercedesi dhe Ferrari nuk i kishin lejuar qasje rrjetit amerikan në kampet e tyre.
Ndërsa tash është konfirmuar se Hamilton do të përfshihet në sezonin e dytë, i cili do të nisë transmetimin në vitin 2020.
Drejtori për të drejtat televizive në Formula 1, Ian Holmes, e ka konfirmuar rinovimin e kontratës me serialin “Drive to Survive”. /Telegrafi/