Lewis Hamilton duket se nuk është penduar aspak që i ka hapur rrugën shokut të tij të skuadrës, Valtteri Bottas, duke e lejuar atë që ta parakalonte dhe t’ia merrte vendin e tretë.
“Personalisht jam i kënaqur nga gara ime dhe jam krenar për veten”, është shprehur britaniku, ndërsa për veprimin e tij që lejoi shokun e tij të skuadrës t’i zinte vendin në podium, ai thekson se: “Jam i kënaqur që e bëra, jemi një skuadër e mirë dhe këtë e treguam”.
“Shpresoj vetëm që në fund të sezonit të mos jenë pikërisht këto tri pikë që do të përcaktojë renditjen në klasifikimi mes meje dhe Vettel”, transmeton TCH.
Ndërkohë që Bottas, nga ana e tij, e ka falënderuar Hamiltonin për gjestin që bëri në pistë duke theksuar se ai e mbajti premtimin.
Ndryshe, Sebastian Vettel me Ferrari e ka fituar garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 që ishte suksesi i katërt sezonal për pilotin gjerman, i cili u shkëput 14 pikë në renditje nga rivalët.