Site icon Telegrafi

Hamilton: Rivalët janë para meje

Sistemi i ri aerodinamik ‘f-duct’ mësohet se do t’i japë skuderisë McLaren përparësinë në shpejtësi në rrugë të drejtë në pistën e Shanghait.

“Unë ende mendoj se Red Bull dhe Ferrari janë ekipet favorite, ashtu si në çdo garë tjetër. Vettel ndoshta është pak para meje në renditjen e ngasësve, por është shumë pranë dhe shpresoj se kështu do të vazhdojnë rezultatet”.

“Gjithçka mund të ndodhë pasi që ne po shkojmë përpara dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes shumë dështime në gara dhe mos përfundime të tyre. Secili ekip tenton të jetë sa më i qëndrueshëm në këto momente”, deklaroi Hamilton. /Telegrafi/

Exit mobile version