Site icon Telegrafi

Hamilton regjistron fitoren e gjashtë në karrierë në Kanada

Lewis Hamilton ka dominuar në garën për Çmimin e Madh të Kanadasë për ta ngushtuar diferencën me Sebastian Vettel në 12 pikë.

Piloti i Mercedesit e kontrolloi garën nga fillimi deri në fund duke i qëndruar përpara shokut të skuadrës, Valtteri Bottas.

Kjo ishte fitorja e gjashtë e Hamilton në 10 gara në Kanada, ndërsa kujtojmë se britaniku të shtunën barazoi rekordin e Ayrton Sennas për 65 nisje nga vendi i parë.

“Këtu e kam arritur fitoren time të parë dhe të parin ‘pole position’. Prandaj përsëritja e triumfit pas 10 vitesh, është diçka shumë e veçantë”, ka deklaruar Hamilton.

Lideri i kampionatit, Vettel, zuri vetëm vendin e katërt me Ferrarin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version