Lewis Hamilton ka arritur ‘Pole Position’ të 60 në karrierë, por asgjë nuk do të vlejë nëse të dielën në garën e Brazilit, ai do të detyrohet të lëshojë fronin e Formula 1 dhe kjo ndaj një piloti brenda “shtëpisë”.
Protagonisti i Mercedesit regjistroi kohën më të mirë në cirkuitin e Interlagos, por pas krahëve do të ketë Nico Rosberg, gjermani favorit për të fituar titullin.
Për herë të 13 në 20 gara sezonale, vija e parë e nisjes do të jetë e gjitha nën diktatin e Mercedes, ndërsa i treti do të startojë Kimi Raikkonen me Ferrarin, një koktej ambicie dhe grinte mes pilotëve që premton shkëndija në metrat e parë në Sao Paulo, transmeton TCH.
Hamilton po bën të pamundurën për të mos e lënë të qetë shokun e skuadrës dhe për të çuar verdiktin final deri në garën e fundit në Abu Dabi.
Të dielën do të shikojmë nëse Rosberg do t’ia dalë ta certifikojë titullin e parë në karrierë, apo do të dorëzohet sërish ndaj Hamiltonit, për t’i lënë gjithçka ruletës së Formula 1 në fund të nëntorit.