Lewis Hamilton i ka premtuar besnikëri Mercedesit. Piloti anglez edhe pse është shumë i kërkuar në treg, do ta vazhdojë karrierën te skuadra gjermane.
“Ta lë Mercedesin? Do ta bëj këtë vetëm kur t’i jap lamtumirën Formula 1-shit”, ka deklaruar Hamilton në një intervistë.
Tri herë kampioni i botës është shumë i lumtur dhe ka gjetur ambientin perfekt te Mercedesi. Kjo është një nga arsyet që britaniku nuk e mendon aspak largimin nga skuadra gjermane, transmeton SuperSport.
Në muajt e fundit është përfolur shumë për një kalim të Hamiltonit te Ferrari duke pasur parasysh faktin që 32-vjeçarit është duke i skaduar kontrata.
Williams është një tjetër skuadër që e stiumulon jo pak britanikun, por vet Hamilton i ka hedhur poshtë thashethemet për ndonjë largim eventual.
“Nëse do të vendosja të largohesha një ditë nga Mercedesi do të më duhej ta filloja gjithçka nga zero dhe nuk e di nëse do t’ia vlente barra qiranë, edhe pse Williamsi është një skuadër të cilën e admiroj dhe do të më pëlqente që një ditë të isha pjesë e Williamsit dhe t’i riktheja ata në nivelet më të larta”, ka thënë Hamilton.