Telegrafi

Hamilton merr ofertë prej 71 milionë eurosh për kontratë të re me Mercedesin

(Foto: Getty)

Lewis Hamilton ka marrë një ofertë sensacionale prej 71 milionë eurosh për të nënshkruar kontratë njëvjeçare me Mercedesin, 90 për qind të të cilës do ta paguante blerësi potencial i Manchester Unitedit, Sir Jim Ratcliffe dhe kompania e tij, Ineos.

Shtatë herë fituesi i Formula 1 ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm, nga e cila përfiton rreth 46 milionë euro në vit.

Mirëpo, sipas Sportune, britanikut i është ofruar qëndrimi te Mercedesit – pa e përfshirë bonusin prej 25 milionë eurosh për fitimin e titullit – por me një rritje enorme në pagën bazë.

(Foto: Formula 1/Getty)
Lexo po ashtu Renditen 10 pilotët me fitimet më të mëdha në Formula 1 nga të gjitha kohërat - Schumacher i pakonkurrencë

Kjo ofertë vjen pasi Hamilton pati sezonin më të keq në karrierën e tij në Formula 1 duke mos arritur ta fitonte asnjë garë.

Ka pasur spekulime se 38-vjeçari do të largohej nga Mercedesi pas përfundimit të kontratës, megjithëse trajneri ekipor, Toto Wolff, beson në qëndrimin e tij.

(Foto: AFP/Getty)
Lexo po ashtu Njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe fillon procedurat për blerjen e Manchester United

Sponsor i Mercedesit është kompania Ineos e Sir Jim Ratcliffe që besohet se do ta paguajë 90 për qind të kontratës së tij. 70-vjeçari i ka kryesuar titujt me lajmin se dëshiron ta blejë Manchester Unitedin nga familja Glazer. /Telegrafi/