Telegrafi

Hamilton: Jam sqaruar me Alonson

Hamilton është akuzuar nga Alonso si thyes i rregullave, pasi tejkaloi ‘makinën e sigurisë’ në garën që u zhvillua në Valencia. Hamilton mbajti vendin e dytë, ndërsa Alonso për shkak të kësaj doli i teti në fund.

“Ne mbajmë kontakte. Ai ka numrin tim dhe unë kam numrin e tij. Unë ia kam dërguar një mesazh në të cilin e pyeta se si është dhe ai më tha se është mjaft mirë, ndërsa ai e di se si punon bota e automobilizmit, sepse ky vit është i vështirë”, deklaroi Hamilton. /Telegrafi/