Telegrafi

Hamilton i lumtur që do të garojë përballë Schumacher

“Është kënaqësi ta kemi Michaelin sërish në Formula 1. Ai është një legjendë, një njeri i mirë, dhe jam i lumtur për të që do ta ketë sërish mundësinë të bëjë punën më të mirë në botë- të garojë në Formula 1”.

“Jam mësuar ta shikoj Michaelin duke garuar kur isha në kategoritë e të rinjve dhe gjithmonë shpresoja që të jem në Formula 1 derisa ai është ende aty”, ka thënë Hamilton për Press Association. /Telegrafi/

Hamilton bëri garën e tij të parë në F1 në vitin 2007, një vit pasi Schumacher u pensionua dhe ishte i zhgënjyer që nuk e pati rastin ta testonte veten me shtatë-herë kampionin. /Telegrafi/