Telegrafi

Hamilton feston me Winnie Harlow

Pasi fitoi garën në shtëpinë e tij, Lewis Hamilton zgjodhi gjallërinë e natës së Londrës për të festuar trofeun.

Festës së pilotit të Formula 1 iu bashkua edhe Winnie Harlow, me të cilën përflitet se 32-vjeçari është në një romancë prej disa muajsh.

Nga imazhet e dala prej këtyre festimeve, shihet qartë se modelja dhe piloti i Formula 1 kanë kaluar një kohë të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë që aty nuk mungoi as gjysmë-vëllai i Lewis, Nick. /TCh/