Lewis Hamilton ishte më i shpejti nga të gjithë në provat zyrtare në Silverstone të zhvilluara ditën e shtunë.
Britaniku do të niset i pari në garën e nesërme, pasi mori ‘pole position’ me kohën 1 minutë 25 sekonda e 892 të mijtat – transmeton TCH.
Me 44 të qindtat e sekondës më i ngadaltë se piloti i Mercedes ishte Sebastian Vettel, i cili do të niset nga vendi i dytë, duke kompletuar radhën e parë të nisjes.
I treti do të niset Kimi Raikkonen që gjithashtu bëri një xhiro shumë të mirë, i ndjekur nga Valteri Bottas, Max Verstappen e Daniel Ricciardo.
Kevin Maggnusen, Romain Grosjean, Charles Leclerc e Estaban Ocon do të plotësojnë dhjetëshen e parë në Silverstone, aty ku parashikohet një tjetër garë spektakolare si ajo e Austrisë.
Kujtojmë që garën për Çmimin e Madh të Austrisë e fitoi Verstappen, ndërsa podiumi u plotësua nga dyshja e Ferrarit, Raikkonen dhe Vettel.
Ferrari e ka kryesimin, si për pilotë, ashtu edhe për konstruktorë. Sebastian Vettel është lideri i Formula 1 me 146 pikë, një më shumë se Hamilton.
👀 AFTER NINE ROUNDS…
Vettel leads by 1⃣ point#AustrianGP 🇦🇹 #F1 pic.twitter.com/xvd8eDOb9B
— Formula 1 (@F1) July 1, 2018