Telegrafi

Hamilton dhe Aguilera vijnë në duet me këngën “Pipe”

Lewis Hamilton është kampion i katërfisht i Formula 1, por tani dëshiron të bëhet i njohur edhe në një fushë tjetër.

Piloti britanik ka kohë që punon edhe në fushën e muzikës, por deri më tani kurrë si një profesionist.

Ai raportohet se ka regjistrua këngën e parë në versionin audio së bashku me këngëtaren amerikane, Christina Aguileran, e cila këtë krijimtari do ta kem në albumin e ri të quajtur ‘Liberation’.

Sportisti i bolidit gjerman të Mercedesit ka përdorur pseudonimin ‘XNDA’ në këngën ‘Pipe’.

Gjithashtu është kredituar edhe si tekstshkrues i këngës gjersa Aguilera tha në uintervista se është betuar se do të ruajë fshehtësinë në lidhje me identitetin e vërtetë të ‘XNDA’ por të gjithë janë vendosur në kërkim të këtij talenti që mesa duket është Lewis.

Kujtojmë se amerikania 37-vjeçare krijoi miqësi me Hamilton pasi u shfaq në një koncert në Formula 1, ku u fotografuan së bashku në Azerbaijan Grand Prix. /Telegrafi/