Sot në emisionin “Reload” në TV Dukagjini Besart Sllamniku dhe Edona Reshitaj promovojnë sezonin e dytë të serialit “Hamdiu dhe Shyhretja”
Dy personazhe shumë të pëlqyera që prej publikimit të sezonit të parë të këtij seriali, tashmë kanë paralajmëruar sezonin e dytë i cili do të shfaqet çdo të shtunë me nga 5 episode të këtij seriali. Nga kërkesa e madhe e publikut, ky serial po vazhdon dhe pritet që të këtë sukses të madh.
Për të folur më shumë rreth pritjes së serialit dhe për të na treguar më shumë për sezonin e dytë të këtij seriali, Hamdiu dhe Shyhretja, të luajtur nga Besart Sllamniku dhe Edona Reshitja, do të jenë mysafirë në emisionin Reload në TV Dukagjini. Besarti dhe Edona, burrë e grua në jetën reale, luajnë në këtë serial komedi në rolin e Hamdiu dhe Shyhretes, duke ironizuar dhe përqeshur kështu jetën martesore.
Në intervistat e mëhershme ata kanë treguar më shumë rreth dallimit të personazheve dhe personave që ata janë në jetën reale, si dhe rreth bashkëpunimit që ata kanë vazhdimisht në profesionin e tyre, duke qenë të dy aktorë, për sfidat dhe gjërat e mira që përjetojnë gjatë punës së bashku.
Ndiqeni sot intervistën e tyre, në emisionin Reload, nga ora 16:00 në TV Dukagjini, apo LIVE në gjirafavideo.com