Hamdi Salihi i cili luan në Ligën e Dytë në Austri, ka shënuar plotë katër herë brenda një ndeshje.
Salihi ka shënuar tre gola në pjesën e parë dhe atë brenda 30 minutave për skuadrën e tij Neustadt .
Shkodrani fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 10-të, ndërkohë i dyfishoi shifrat në minutën e 20-të.
Golin e tretë e shënoi nga penalltia pak pa u mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Salihi e gjeti edhe golin e katërt personal.
Skuadra e tij shënoi fitore ndaj Kapfenberg me rezultat 4-2.
Salihi deri më tani ka arritur të shënojë plot 13 gola. /Telegrafi/