Telegrafi

Hamdi Namani ylli i javës në BKT Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin ‘Ylli i javës’, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës” për xhiron e 19-të, të parën në stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar është shpallur futbollisti në radhët e Dritës, Hamdi Namani.

Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi “hat-trick” në ndeshjen kundër KF Feronikeli, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.

Lexo po ashtu Formacioni i javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës

Me këtë fitore Drita FC ka marrë kryesimin në renditjen e Superligës, me 37 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për 27-vjeçarin e FC Drita, e ndau Alpay Mustafa, specialist në BKT.