Telegrafi

Hamburgu në gjysmëfinale të EL

Hamburgu ishte skuadra më e mirë pa kurrfarë dyshimi dhe kjo u vërtetua pas njëzet minutash lojë kur Mladen Petric shënoi për 1-0 pas asistimit të Ze Robertos.

Nuk vonoi shumë dhe vendasit barazuan rezultatin me anë të De Camargos (33’).

Gëzimi i vendasve zgjati vetëm dy minuta pasi që Mladen Petric në top-formë shënoi golin e dytë për Hamburgun në minutën e 35-të.

Në minutat shtesë (90’+4), Paolo Guerrero shënoi edhe golin e tretë për skuadrën mysafire për të shënuar fitore edhe më bindëse.

Hamburgu në gjysmëfinale do ta ketë kundërshtar Fulhamin duke bërë më lehtë të realizueshme ëndrrën për finalen në stadiumin e NordBank Arena. /Telegrafi/