Telegrafi

Hamburgu e dërgon Mavrajn në ekipin e dytë

Mërgim Mavraj nuk po kalon aspak periudhë të mirë te  radhët e Hamburgut në Bundesligë.

Ai ishte i grumbulluar me Shqipërinë për miqësoren me Norvegjinë të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’, ku kuqezinjtë humbën 1-0.

Mavraj luajti për 90 minuta, por kur u kthye mori një lajm të hidhur nga klubi.

Megrim Mavraj në ndeshjen Shqipëria -Norvegjia . (Photo by Trond Tandberg/Getty Images)

Trajneri Christian Titz, që po vepron më dorë të hekurt për shkak të gjendjen kritike ku ndodhet skuadra, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.

Në të njëjtën mënyrë Titz kishte vepruar edhe me mesfushorin Walace. Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters.

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë”, thuhet në njoftim.

Mavraj në duel me Reus (Foto: Hamburg)

Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në këtë sezon.

Hamburgu renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies.

Në Budesligë kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit./Super Sport/