Telegrafi

Hamburgu bie për herë të parë në histori nga Bundesliga pas 55 viteve, tifozët i vënë flakën stadiumit

(Foto: Getty Images)

Skuadra e madhe gjermane, HSV Hamburg ka rënë nga kategoria kryesore gjermane e futbollit, Bundesliga, për herë të parë në histori pas plot 55 viteve.

Bundesliga ka përfunduar sezonin 2017/18 gjatë ditës së diel, ku Bayern Munich ka fituar titullin për herë të 28-të.

Megjithatë, kampionati gjerman në sezonin e ri do ta ketë një mungesë të madhe, atë të Hamburgut që ka rënë në Bundesliga 2.

Hamburgu ka humbur këtë sezon statusin e skuadrës elitare për herë të parë në histori të klubit apo pas plot 55 viteve nga themelimi i Bundesligas.

Kjo rënie një kategori më poshtë nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të klubit gjerman, të cilët janë ndër më të zëshmit jo vetëm në Gjermani.

Pas ndeshjes së fundit të fituar 2-1 ndaj Borussia Monchengladbach, tifozët e klubit filluan revoltën duke gjuajtur fishekzjarrë dhe mjeta tjera piroteknike.

Tifozët e Hamburgut i vunë flakën terrenit dhe stadiumit nga mjetet djegëse pasi assesi nuk u pajtuan me këtë rënie të klubit nga Bundesliga, teksa u desh intervenimi i Policisë për t’i ndalur ekseset e tyre.

Përveç Hambugut nga kategoria ka rënë edhe Kolni, ndërsa qëndrimin në ligë nga barazhi do ta kërkojë skuadra e Wolfsburgut. /Telegrafi/