Site icon Telegrafi

Hamburgeri më i madh në botë peshon 83 kilogramë

Pronari i restorantit “Mallie’s Sports Grill and Bar”, Steve Mallie, thotë se iu kanë dashur tetë orë që të pjek brumin në të cilin është dashur të vendoset qoftja.

˝Hyrja në Librin e Rekordeve Guinness është njohja më e madhe për punën që e kam bërë. Tërë jetën kam punuar për të hapur restorantin tim, e fakti që është përmendur në njërin prej librave më të lexuar me të vërtetë më bën të ndihem mirë˝, ka deklaruar Mallie.

Për përgatitjen e qoftes i ka shpenzuar 15 orë, pas së cilës hamburgeri u është afruar publikut me anë të karrocës.

Exit mobile version