Një hamburger i pazakontë i ofruar nga Burger King në Tajlandë po bëhet viral në internet, pasi rrjeti i ushqimit të shpejtë tha se ky produkt përmban 20 copa djathi amerikan dhe është pa mish.
“Cheeseburgeri” ka filluar të shërbehet të hënën në pikat e Burger King në të gjithë Tajlandën dhe zinxhiri i ushqimit të shpejtë tha se “Kjo nuk është shaka, është meny e vërtetë”, transmeton Telegrafi.
Hamburgeri me 20 copa djathi shitet për 3.10 dollarë, shumë më pak se çmimi prej 10.90 dollarësh për një “cheeseburger” tradicional me mish viçi.
Produkti i pazakontë i menysë u bë viral në internet dhe të paktën një pikë e Burger King në Bangkok duhej të pezullonte porositë ‘online’ për këtë hamburger për t’u siguruar që kishte rezerva të mjaftueshme për klientët në dyqan. /Telegrafi/