Telegrafi

Hamburg shënon fitore të thellë

Hamburg nuk pati nevojë për shumë kohë për të heshtur publikun e zhurmshëm brenda stadiumit Roudourou, me Paulo Guerrero që shënoi pas vetëm shtatë minutash lojë.

Katër minuta më vonë gjermanët dyfishuan epërsinë, me Mladen Petric që shënoi golin e parë në ndeshje (11’). Dy golat e hershëm iu dhanë hapësirë më të madhe gjermanëve, të cilët nuk ndaluan së shënuari, dhe sulmuesi kroat shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 26-të.

Trajneri i Hamburgut futi në lojë në pjesë të dytë Marcur Berg, si zëvendësim për Paulo Guerrero, dhe kjo iu shpagua, pasi ai shënoi golin e katërt për mysafirët pesë minuta në pjesë të dytë (50’).

Mlaten Petric kompletoi hat-trick katër minuta para fundit të kohës së rregullt, për t’i dhënë epërsinë 5-0 Hamburgut, tre minuta para se gjermanët t’ua falin një gol francezëve, me portierin Wolfgang Hesl që çoi topin në rrjetën e tij pas një harkimi të Deroff.