Telegrafi

Hamburg mposhtet, Bayern barazon

Mysafirët dy herë u rikthyer nga disavantazhi për të barazuar, para se t’ia shkaktojnë Hamburgut humbjen e parë të sezonit dhe t’ia prishin planet për të marrë kreun e ligës.

Piotr Trochowski i dha epërsinë Hamburgut pas 13 minutash, por Marco Reus barazoi pas 39 minutash. Ze Roberto riktheu avantazhin e vendasve me të filluar pjesa e dytë (47’), por braziliani Dante barazoi sërish në minutën e 76-të, dhe Rob Friend morri tre pikë për M’gladbach tetë minuta para fundit të takimit.

Në derbin tjetër të Bundesligës, Bayern Munichu ka nxjerrë vetëm barazim pa gola ndaj Stuttgartit./Telegrafi/