Telegrafi

Hamburg fiton bindshëm, Bayern barazon me Werderin

Në ndeshjen e zhvilluar në Nordbank Arena, u shënuan katër gola brenda 12 minutash, me Guy Demel që shënoi pas vetëm tri minutash lojë për Hamburgun.

Dortmund barazoi shumë shpejt me anë të Nelson Valdez, por dy gola të tjerë të shpejtë shënuar nga Ze Roberto dhe Jose Paolo Guerrero (10’ dhe 12’) sollën epërsinë e lartë për vendasit. Zëvendësuesi Marcus Berg vulosi gjithçka në minutën e 72-të.

Mesfushori i kombëtares gjermane, Mesut Ozil në fund të pjesës së parë (39’) i dha epërsinë Bremenit në ndeshjen e zhvilluar në Alliaz Arena, para se Mario Gomez të barazojë për Bayernin në pjesën e dytë (72’).

Nga ndeshjet tjera Stuttgart është rikthyer nga humbja e javës së kaluar përballë Wolfsburgut, për të shënuar fitore 4-2 ndaj Freiburg.