Telegrafi

Hamasi thotë se lideri i saj në Liban është vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite

Grupi palestinez militant Hamas, ka njoftuar se lideri i saj Fateh Sherif Abu el-Amin është vrarë në Liban gjatë sulmeve ajrore izraelite në jug të këtij vendi.

Ky grup thotë se numri i anëtarëve të vrarë të familjes së tij është gjithashtu i madh, transmeton Telegrafi.

“Fateh Sherif Abu el-Amin, lideri i Hamasi në Liban u vra në sulmin në shtëpinë e tij në Al-Bass në jug të Libanit”, thuhet në kumtesën e Hamasit.

Agjencia nacionale e lajmeve raporton se sulmi ajror ka ndodhur në afërsi të qytetit Tyre në jug të Libanit.

Në anën tjetër, izraelitët kanë njoftuar se kanë vazhduar me sulme ajrore në Bejrut, duke shënjestruar pozicionet e Hezbollahut. /Telegrafi/