Hamasi ka postuar një video që tregon një izraelite 19-vjeçare, ndërsa bisedimet indirekte midis grupit dhe Izraelit për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve rifillojnë në Katar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë Liri Albag duke i bërë thirrje qeverisë izraelite të arrijë një marrëveshje.
Ajo u mor peng së bashku me gjashtë ushtarë të tjera femra të rekrutuara në bazën ushtarake Nahal Oz në kufirin e Gazës gjatë sulmit të Hamasit në tetor 2023. Pesë prej tyre mbeten në robëri.
Hamas Published video of Israeli hostage Liri Albag who was abducted on October 7th. pic.twitter.com/4WNFp8PHzo
— Jahir (@JahirValencia_) January 4, 2025
Njoftimi për bisedimet e rinovuara erdhi pasi Izraeli intensifikoi sulmet në Gaza, me shpëtimtarët palestinezë që thanë se më shumë se 30 njerëz ishin vrarë në bombardimet të shtunën.
Ushtria izraelite theksoi të dielën se kishte goditur më shumë se 100 “objektiva terroriste” në Rripin e Gazës gjatë dy ditëve të fundit dhe “eliminoi dhjetëra terroristë të Hamasit”.
Duke iu përgjigjur videos që tregon vajzën e tyre, prindërit e Liri Albag thanë se “ajo u kishte bërë copë zemrat” dhe i bënë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të “merr vendime sikur fëmijët tuaj të ishin aty”.
Një organizatë që përfaqëson familjet e pengjeve, tha se shenja e jetës nga Liri ishte “provë e ashpër dhe e pamohueshme e urgjencës për sjelljen e të gjithë pengjeve në shtëpi”.
Në një telefonatë drejtuar prindërve të Lira Albag, presidenti izraelit Isaac Herzog tha se delegacioni i vendit të tij do të qëndrojë në tryezën e bisedimeve derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi.
Zyrtarët izraelitë e kanë përshkruar më parë publikimin e videove të tilla nga Hamasi si luftë psikologjike. /Telegrafi/