Grupi militant palestinez Hamas publikoi një video të një pengu izraelito-amerikan, në të cilën ai lutet që presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të sigurojë lirimin e tij nga robëria.
Bëhet e ditur se familja e ushtarit peng Edan Alexander, 20 vjeç, nuk pranoi të komentonte, por lejoi të publikohej videoja.
Alexander u rrëmbye në Gaza gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi në Izraelin jugor, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Videoja tregon pengun të zbehur të ulur në një hapësirë të errët, duke identifikuar veten dhe duke iu drejtuar familjes së tij, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Trumpit.
Është e paqartë nëse deklarata e tij është shkruar nga Hamasi.
“The family of Edan Alexander, the Israeli-American held hostage in Gaza, has authorized the release of the heart-breaking proof of life video published by terrorists earlier today.”
~ @AvivaKlompas pic.twitter.com/67yHVgA8we
— Imtiaz Mahmood (@ImtiazMadmood) November 30, 2024
Netanyahu tha në një deklaratë se videoja ishte një luftë mizore psikologjike dhe se ai i kishte thënë familjes së Alexander në një telefonatë se Izraeli po punonte pa u lodhur për të sjellë pengjet në shtëpi.
Ndryshe, rreth gjysma e 101 pengjeve të huaj dhe izraelitë që ende mbahen në Gaza besohet se janë ende gjallë.