Telegrafi

Hamasi liron 13 izraelitë dhe katër shtetas të huaj

Trembëdhjetë pengje izraelite dhe katër shtetas të huaj janë liruar të shtunën, tha ushtria izraelite.

“Sipas informacioneve të marra nga IDF, 17 pengje u liruan, duke përfshirë 13 pengje izraelitë dhe katër shtetas tajlandez”, thuhej në një deklaratë.

“Pengjet e liruar aktualisht janë rrugës përmes Egjiptit për në pikën e takimit në Kerem Shalom”, transmeton Telegrafi.

Më herët, Ministria e Jashtme e Katarit tha se tetë fëmijë izraelitë dhe pesë gra u liruan sonte.

Lirimi i këtyre pengjeve vjen pas një ngecje të raportuar më herët, ku Hamasi deklaroi se Izraeli kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit humanitar.

Kjo është dita e dytë e armëpushimit katërditor të arritur midis Izraelit dhe grupit Hamas, sipas të cilit pritet lirimi i disa pengjeve izraelite dhe lirimi i të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Në këtë marrëveshje parashihet gjithashtu edhe kalimi i ndihmave humanitare për në Gaza. /Telegrafi/