Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) bombarduan këtë mëngjes disa objektiva në Rripin e Gazës pasi Hamasi hodhi një raketë drejt jugut të Izraelit.
Sipas mediave izraelite, raketa është hedhur nga Rripi i Gazës në drejtim të Ashkelonit rreth orës tre të mëngjesit.
Sirenat në këtë qytet u dëgjuan menjëherë dhe sistemi izraelit i mbrojtjes kundër raketave Iron Dome e kapi menjëherë raketën.
“Terroristët sapo kanë lëshuar një raketë nga Gaza në drejtim të pjesës jugore të Izraelit. Mbrojtja ajrore e ka kapur me sukses raketën”, njoftoi IDF-ja.
Pas incidentit, ushtria izraelite nisi sulmet në Gaza, me aeroplanët e IDF-së që bombarduan disa objektiva ushtarake të Hamasit, duke përfshirë një punishte municionesh dhe tre vende të tjera që pretendohet se i përkasin organizatës palestineze.
“Raketa e lëshuar në Alashkert ishte gjithashtu e para që u lëshua në Izrael nga Gaza që nga fundi i prillit. Si kundërpërgjigje ndaj sulmit të fundit, Izraeli mbylli kalimin e këmbësorëve për dy ditë nga Gaza, duke ua ndaluar 12 mijë punëtorëve palestinezë të punojnë në Izrael”, shkruan The Times of Israel. /Telegrafi/
Another video of the strikes in Gaza following the rocket fire towards Ashkelon earlier pic.twitter.com/culhw52RLm
— Israel Conflict News (@IsraelGazaICN) June 18, 2022
— Israel Conflict News (@IsraelGazaICN) June 18, 2022