Site icon Telegrafi

Hamami turk në Swiss Diamond Hotel Prishtina

Hamami Turk është një mjedis i ngrohtë me platformë të madhe masazhi prej mermeri me temperaturë deri në 60 gradë.

Ky ambient mundëson që muskujt dhe trupi të relaksohen. Efekti i nxehtësisë dhe i avullit ndihmojnë lëkurën që të pastrohet nga lëkura e vdekur duke lehtësuar hapjen e poreve.

Paketa tradicionale në hamam përfshin 60 minuta larje, pastrim tradicional të trupit me leckë të veçantë, larje me shkumë si dhe një masazh.

Në këtë ritual ne përformojmë pastrimin e lashtë standard sipas traditës së hamamit.

Ne përdorim sapunë të zinjë Savon Noir, 100% natyral, nga vaji i ullirit dhe ullinj të shtypur. Lëngu ka veçori antiseptike dhe antibakteriale pasi që përzihet me kanellë.

Hamami ynë është një zonë private. Ju mund ta shijoni këtë zonë vetë ose së bashku me shoqëri.

Pas ritualit ju do të shërbeheni me çaj mente Moroccan sepse ndihmon në ekuilibrimin e lëngjeve në trup.

Exit mobile version