Telegrafi

Haluci po vjen…

Edhe pse detajet kanë qenë të pakta qysh prej prezantimit të parë të lojës, ajo që dihet deri më tani është titulli i lojës “Haluci”, karakteri të cilin mund ta shihni në fotografinë e këtij artikulli, si dhe zhanri i lojës.

Nga pamjet e para të prezantuara aty loja mund të thuhet se i takon një zhanri “platforming-aventurë-down-scroll”, megjithëse kjo padyshim që do të precizohet saktë në momentin e lansimit.

Deri më tani këto janë informatat e vetme që i kemi në lidhje me lojën e parë të zhvilluar tërësisht nga një kompani shqiptare, por përderisa jemi në pritje të ditës së lansimit (10 maj është data e paralajmëruar në rrjetin social Facebook) informatat tjera padyshim që do të vijnë me kohë. Nëse jeni të interesuar për më shumë vizitoni faqen e lojës në Facebook apo faqen zyrtare www.haluci.com

/PCWorld Albanian